Rreth Nesh

Alegria Food lindi si pasion i njerëzve të rinj për biznesin, të cilin dëshironin ta lidhnin me kënaqësinë e shijes.

Alegria u krijua në 2011 dhe ditë pas dite u rrit ne tregun shqiptar duke u bere një nga brandet më të mira në tregun shqiptar të frutave të thata dhe erëzave.

Pasioni i krijuesve të këtij brandi dhe pergjegjësia e madhe ndaj konsumatorit, ka bërë që nën emrin Alegria të jenë të përzgjedhura  dhe të ambalazhuara cilësia më e mirë e frutave të thata, frutave te thara dhe bishtajave. Të gjitha keto përzgjidhen vetëm nga kompani dhe  prodhues të njohur ndërkombëtare, nëpermjet një stafi të kualifikuar profesionistësh .

Vitet e fundit kompania është fokusuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve tradicionale shqiptare si bukfiqe, jufka, roshnica, petka, trahana etj.

MISIONI

Ti qendrojmë konsumatorit  tonë gjithmonë afër për të identifikuar dhe kënaqur nevojat e tij, duke përzgjedhur  produktet  tona nëpërmjet  teknologjive  dhe eksperiencave  nga kultura të sukseshme ushqimore të të gjithë botës. 

Të  ndërtojmë një brand Premium në Shqipëri nëpërmjet përkujdesjes ndaj konsumatorit dhe klientit tonë duke ofruar produkte absolutisht cilësore dhe të shëndetshme.